• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ushtria izraelite vrau dy palestinezë në një kamp refugjatësh në Jeriko

Ushtria izraelite vrau dy palestinezë në një kamp refugjatësh në Jeriko

Tel Aviv, 15 gusht 2023 (MIA) - Dy palestinezë janë vravë në operacionin e ushtrisë izraelite në Jeriko, në pjesën jugore të Bregut Perëndimorë, theksuan burimet spitalore, përcjellë DPA. 

 Agjencia palestineze VAFA sot njoftoi se një 16 vjeçar dhe 25 vjeçar nga kampi lokal i refugjatëve Akbat Xhaber u qëlluan dhe u vranë. Në këtë aksion u arrestua një 20 vjeçar. 

 Zëdhënësi i armatës izraelite tha se raportet po hetohen.

Situata e sigurisë në Izrael dhe Bregun Perëndimor tashmë një kohë të gjatë është e tensionua. Që nga fillimi i vitit, 24 izraelitë, një ukrainas dhe një italian janë vrarë në sulmet e palestinezëve, përkujton DPA-ja. 

Në të njëjtën periudhë, 178 palestinezë janë vrarë, shumica në operacionet ushtarake izraelite, ose gjatë konfrontimeve të dhunshme ose gjatë sulmeve të vetëshkaktuara. Shumica janë luftëtarë të armatosur, por shpesh civilë të pafajshëm vuajnë edhe në operacionet ushtarake, shton agjencia gjermane.

Vazhdimisht ka raportime për dhunë nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve, aktivistëve apo ushtarëve izraelitë.

Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor kanë qenë nën pushtimin izraelit që kur u pushtuan në luftën gjashtëditore të vitit 1967. Tani atje jetojnë më shumë se 600.000 kolonë izraelitë. qa/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR