• e diel, 22 dhjetor 2024

Ushtria izraelite pretendon se i ka përfunduar operacionet në jug të Rripit të Gazës

Ushtria izraelite pretendon se i ka përfunduar operacionet në jug të Rripit të Gazës

Tel Aviv, 30 gusht 2024 (MIA) - Ushtria izraelite sot kumtoi se i ka përfunduar operacionet ushtarake në zonat Kan Junis dhe Deir al-Balah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolia.

Ushtria thekson se "trupat nga Divizioni i 98-të e kanë përfunduar misionin e tyre në Rripin jugor të Gazës dhe po përgatiten për detyra të reja".

Shtohet se ushtria i ka përfunduar operacionet në ato zona "pas rreth një muaji aktivitetesh të njëkohshme operative sipërfaqësore dhe nëntokësore".

"Trupat eliminuan më shumë se 250 luftëtarë dhe shkatërruan infrastrukturën e tyre, pretendon ushtria.

Në kumtesën theksohet se “njësia Jahalom, së bashku me Brigadën e 7-të dhe Brigadën e Parashutave, gjetën dhe shkatërruan gjashtë rrugë tunelesh nëntokësore me gjatësi rreth gjashtë kilometra”.

“Brigada e 7-të veproi në zonat Kan Junis dhe Deir al-Balah, ku gjetën armë, neutralizuan dhjetëra prita dhe shkatërruan njësi luftarake”, shtohet në kumtesën.

Ushtria, gjithashtu, kumtoi se banorët mund të kthehen në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Bllokut 89 dhe në lagjet Hamad, Al-Xhalaa dhe Al-Karara.

Hamasi nuk ka dhënë ende një deklaratë pas njoftimit të ushtrisë izraelite. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR