Ushtria izraelite paralajmëroi “zgjerim” të operacioneve tokësore në Rripin e Gazës
- Forcat tokësore izraelite sonte do të “zgjerojnë” operacionet e tyre në Rripin e Gazës, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari.

Jerusalem, 27 tetor 2023 (MIA) – Forcat tokësore izraelite sonte do të “zgjerojnë” operacionet e tyre në Rripin e Gazës, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari.
Hagari në mediat sociale theksoi se sulmet ajrore izraelite në Gaza së fundmi janë "rritur" dhe se forcat tokësore do të "zgjerojnë aktivitetin e tyre" në orët e ardhshme.
Liderët politikë dhe ushtarakë kanë theksuar vazhdimisht se po përgatiten për zgjërimin e pushtimit tokësor ndaj Hamasit, i cili sundon me Gazën.
Ushtria izraelite gjatë javës kreu sulme të kufizuara në Rripin e Gazës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s