• e premte, 05 korrik 2024

Ushtria izraelite për të dytën natë radhazi synon objektivat në periferi të Damaskut

Ushtria izraelite për të dytën natë radhazi synon objektivat në periferi të Damaskut

Bejrut, 31 mars 2023 (MIA) - Aviacioni izraelit edhe mbrëmë, natën e dytë me radhë, sulmon periferitë e kryeqytetit sirian të Damaskut, raportoi agjencia shtetërore siriane SANA.

"Shpërthimet u dëgjuan mbi Damaskun natën e dytë me radhë deklarojnë banorët e kryeqytetit sirian, raportoi SANA, por nuk tregojnë nëse ka viktima në sulme.

"Në sulmet e aviacionit izraelit u përgjigj mbrojtja  kundërajrore siriane dhe me ç'rast janë rrëzuar disa raketa izraelite.

Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut, me seli në Britani të Madhe, organizatë opozitare e cila e ndjek luftën civile në Siri, njoftoi se janë qëlluar depot për armë të forcave qeveritare dhe organizatave të mbështetura nga Irani, në jug të Damaskut.

Izraeli disa herë deri më tani ka sulmuar objektiva në rajonet siriane të kontrolluara nga qeveria në Damask, duke i përfshirë edhe sulmet  në aeroportet e kryeqytetit dhe në Alepo, por rrallë herë e ndërmerr përgjegjësinë.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR