Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë dy tinejxherë, për të cilët thonë se "kanë hedhur koktej molotovë në Bregun perëndimor"
- Forcat e armatosura izraelite sot publikuan se mbrëmë kanë vrarë dy tinejxherë, për të cilët thonë se "kanë hedhur koktej molotovë në fshatin Xhudeira, në Bregun e okupuar Perëndimor në lumin Jordan".
- Post By Besnik Shuki
- 16:44, 7 nëntor, 2025
Tel Aviv, 7 nëntor 2025 (MIA) - Forcat e armatosura izraelite sot publikuan se mbrëmë kanë vrarë dy tinejxherë, për të cilët thonë se "kanë hedhur koktej molotovë në fshatin Xhudeira, në Bregun e okupuar Perëndimor në lumin Jordan".
Ministria palestineze e Shëndetësisë i ka identifikuar të vrarët si Mohamed Atim dhe Mohamed Kasim, të dy të moshës 16-vjeçare, duke shtuar se armata izraelite i ka marrë trupat e tyre të pajetë.
Ndërkaq, armata izraelite informoi se "të enjten në mbërmje, dy terroristët janë identifikuar në momentin kur djegnin dhe hidhnin koktej molotovë ndaj rrugës kryesore civile në Xhudeira, në veri të Jerusalemit". bsh/
Foto: MIA arkiv