• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ushtria izraelite kumtoi se ka sulmuar caqe të Hezbollahut në Liban

Ushtria izraelite kumtoi se ka sulmuar caqe të Hezbollahut në Liban

Tel Aviv, 9 shtator 2024 (MIA) - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) sot kumtuan se kanë kryer sulme ndaj caqeve të Hezbollahut në Libanin jugor, transmetoi DPA.

Forcat ajrore izraelite (IAF) gjatë natës sulmuan "struktura ushtarake dhe një minahedhës të Hezbollahut" në rajonet Kfarkela, Tajbeh, Hanine dhe Jarine në afërsi të kufirit të Libanit me Izraelin, kumtoi IDF në kumtimin në Telegram.

IAF, gjithashtu, dje sulmoi "njës trukturë ushtarake të Hezbollahut" në Hirbet Selm, gjithashtu në Libanin jugor, shtoi IDF.

Prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe organizatës palestineze militante Hamas në Gazë në tetorin e kaluar, pothuajse çdo ditë ka konflikte mes armatës izraelite dhe Hezbollahut proiranian në Liban në rajonin kufitar mes dy shteteve.

Viktima ka nga të dyja palët, shumica prej tyre pjesëtarë të Hezbollahut, i cili thotë se ka vepruar në shenjë solidariteti me Hamasin. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR