Ushtria izraelite konfirmoi vdekjen e një pengu në një operacion shpëtimi
- Ushtria izraelite konfirmoi sot se pengu izraelit Sahar Baruh, i rrëmbyer gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, është vrarë në një operacion shpëtimi në Gazë në dhjetor.

Jerusalem, 3 janar 2024 (MIA) - Ushtria izraelite konfirmoi sot se pengu izraelit Sahar Baruh, i rrëmbyer gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, është vrarë në një operacion shpëtimi në Gazë në dhjetor.
Ushtria kumtoi se ka informouar familjen Baruh se djali i tyre Sahar është vrarë në një operacion të forcave speciale më 8 dhjetor.
Vëllai i Saharit, Aidan, është varë në sulmet e Hamasit më 7 tetor, ndërsa prindërit dhe dy vëllezërit e tij i shpëtuan masakrës së kibucit ku e humbën jetën të paktën 85 njerëz. ls/