• e martë, 26 nëntor 2024

Ushtria izraelite ka plagosur 13 palestinezë në një sulm në kampin e refugjatëve Nur al-Shams, në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka plagosur 13 palestinezë në një sulm në kampin e refugjatëve Nur al-Shams, në Bregun Perëndimor

Ramalla, 24 korrik 2023 (MIA) - Trembëdhjetë palestinezë u lënduan gjatë një sulmi të ushtarëve izraelitë në kampin Nur al-Shams, në pjesën veriore të Tulkarim, në Bregun Perëndimor të pushtuar, lajmëron Anadolia.

Sipas agjencisë palestineze VAFA, forcat izraelite në mëngjes e sulmuan kampin Nur al-Shams në Tulkari dhe ishin shoqëruar me eskavatorë.

Ushtarët i mbyllën hyrjet dhe e pushtuan kampin. Të shtëna u dëgjuan nga rruga Nablus, në hyrje të kampit, që ishte pushtuar me dhjetëra automjete ushtarake.

Ndërmjet banorëve të këtij rajoni dhe ushtrisë izraelite shpërthyen përleshje.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se katër palestinezë u lënduan nga minicioni luftarak, ndërsa nëntë nga predhat.

Gjysmëhëna e kuqe palestineze njoftoi se ushtarët izraelit nuk lejuan ekipe mjekësore të hyjnë në kamp për t'u ofruar ndihmë palestinezëve të lënduar.

Zyra për media e të burgosurve palestinezë njoftoi se ushtarët izraelitë gjatë bastisjeve të natës arrestuan 11 palestinezë në qytetet Nablus, Tulkarim, Xhenin, Ramalla, Hebron dhe Vitleem. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR