Ushtria izraelite i këshillon palestinezët nga Gaza të largohen në Egjipt
- Armata izraelite sot i këshillonte palestinezët nga Rripi i Gazës, të cilët ikin nga sulmet e saj ajrore, të nisen drejt Egjiptit.
- Post By Sara Ademi
- 09:33, 10 tetor, 2023

Tel Aviv, 10 tetor 2023 (MIA) - Armata izraelite sot i këshillonte palestinezët nga Rripi i Gazës, të cilët ikin nga sulmet e saj ajrore, të nisen drejt Egjiptit.
"Jam i vetëdijshëm se kalimi Rafa (ndërmjet Rripit të Gazës dhe Egjiptit) ende është i hapur", tha nënkoloneli Riçard Heht në brifingun e mëngjesit, transmetuan mediat britanike.
"Kushdo që mund të dalë, do t'i këshilloja të dilte jashtë”, theksoi nënkoloneli i ushtrisë izraelite. sa/
foto: Arkivi i MIA-s