• e premte, 05 dhjetor 2025

Ushtria izraelite e sulmoi burgun famëkeq Evin në Teheran

Ushtria izraelite e sulmoi burgun famëkeq Evin në Teheran

Tel-Aviv/Teheran, 23 qershor 2025 (MIA) - Ushtria izraelite e sulmoi burgun famëkeq Evin nl kryeqytetin iranian, Teheran, kumtoi sot kabineti i ministrit të Mbrojtjes, Izrael Kac.

Zyra kumtoi se sulmet ishin kahëzuar drejt burgut "për të burgosur politik dhe kundërshtarë të regjimit", së bashku me sulme "të pakrahasueshme" ndaj "caqeve të mëtutjeshme të regjimit dhe organeve të represionit shtteëror në zemër të Teheranit".

Burgu Evin është i njohur me dekada si vend i shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut kundër disidentëve politik.

Sipas mediumeve iraniane, autoritetet e burgut në Teheran e konfirmuan sulmin ndaj burgut Evin.

Pjesë të objektit thuhet se janë dëmtuar, por thuhet edhe se situata është nën kontroll.

Nuk ka hollësi pët të lënduar, raste të vdekjes apo ikje të të burgosurve.

Izraeli e sulmon Iranin për më shumë se një javë. SHBA-ja iu bashkangjit konfliktit dje me sulme ndaj tre objekteve lidhur me programin bërthamor të Iranit. ab/

Fotо: Printskrin "Х"

 

QËNDRONI TË LIDHUR