Ushtria amerikane do të largojë 1.000 pjesëtarë transgjinorë
- Forcat e armatosura amerikane do të largojnë nga radhët e veta rreth 1.000 pjesëtarë transgjinorë, kumtoi Pentagoni, pas vendimit të Gjykatës supreme me të cilin përkohësisht autorizohet administrata e Donald Trampit ta bëjë atë.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:27, 9 maj, 2025
Uashington, 9 maj 2025 (MIA) - Forcat e armatosura amerikane do të largojnë nga radhët e veta rreth 1.000 pjesëtarë transgjinorë, kumtoi Pentagoni, pas vendimit të Gjykatës supreme me të cilin përkohësisht autorizohet administrata e Donald Trampit ta bëjë atë.
Forcat e armatosura "menjëherë do të fillojnë procedura për pjesëtarët e ushtrisë të cilët parashtruan kërkesë për largim vullnetar", kumtoi ministri i Mbrojtjes, Pit Hegset.
"Rreth 1.000 persona ushtarak me disfori, ndjenjë të mospërputhjes mes gjinisë biologjike dhe identitetit gjinor, bëjnë pjesë në këtë kategori", deklaroi zëdhënësi i Pentagonit.
Afati i fundit për largim vullnetar është 6 qershor. ab/
fotо: МIА arkivi