• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ushtarët izraelitë vranë dy palestinezë në Gazën jugore

Ushtarët izraelitë vranë dy palestinezë në Gazën jugore

Tel-Aviv, 3 mars 2025 (MIA) - Dy palestinezë janë vrarë nga ushtarë izraelitë në Rafah, në Rripin e Gazës, lajmëruan mediumet palestineze, transmeton DPA.

Armata izraelite kumtoi se dy të dyshuar u janë afruar ushtarëve në pjeësn jugore të Gazës dhe kanë paraqitur kërcënim të drejtpërdrejtë, për ç'shkak janë ekzekutuar.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur në qendër të qytetit Rafah.

Pjesa e parë e marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit mes Izraelit dhe lëvizjes islamiste palestineze Hamas përfundoi këtë fundjavë, por të dy palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdim të armëpushimit. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR