Ushtarë izraelitë dhe tanke në afërsi të qendrës së qytetit Gazë
- – Armata izraelite sot hyri në lagjen e banuar dendur Sheik Radvan, në qytetin Gazë, ndërsa ushtarët dhe tanket tani janë vetëm disa kilometra nga qendra e qytetit, edhe krahas thirrjeve ndërkombëtare për ndalimin e ofensivës, informojnë mediat britanike.
- Post By Fitore Curri
- 13:47, 3 shtator, 2025
Gazë, 3 shator 2025 (MIA) – Armata izraelite sot hyri në lagjen e banuar dendur Sheik Radvan, në qytetin Gazë, ndërsa ushtarët dhe tanket tani janë vetëm disa kilometra nga qendra e qytetit, edhe krahas thirrjeve ndërkombëtare për ndalimin e ofensivës, informojnë mediat britanike.
Banorët e qytetit Gazë deklaruan se armata ka shkatërruar edhe kampe nga tendat në të cilat ishin strehuar palestinezë të shpërngulur gjatë kohës së luftës gati dyvjeçare, përderisa autoritetet shëndetësore deklaruan se të paktën 24 palestinezë, prej të cilëve disa fëmijë, ishin vrarë në Rripin e Gazës gjatë ditës.

Banorët e Gazës konfirmuan se fluturaket izraelite pa pilot lëshonin audio porosi me të cilat u është urdhëruar njerëzve që të largohen nga zona.
Armata izraelite ka qëlluar granata mbi tre shkolla në zonën Sheik Radvan, të cilat shfrytëzoheshin për strehim të palestinezëve të zhvendosur, ndërsa sipas banorëve, tendat ishin djegur në granatimin, përderisa palestinezët nga zona kishin ikur para bombardimit.
Armata, gjithashtu, ka bombarduar klinikë mjekësore, duke shkatërruar dy autoambulanca, bëjnë të ditur dëshmitarë.
Armata izraelite në kumtesë deklaroi se sot do të vazhdojë të veprojë kundër “organizatave terroriste” në Gazë dhe se “do ta heqë çdo kërcenim për Izraelin”.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e urdhëroi armatën që ta marrë Gazën, e cila, sipas tij, është streha e fundit e grupit militant palestinez Hamas.
Netanjahu insiston në atë që Hamasi, i cili qeveris me Gazën gati dy dekada, por tani kontrollon vetëm disa pjesë të territorit, të mundet ushtarakisht nëse nuk e dorëzon armën dhe nuk dorëzohet. fc/