• e premte, 14 mars 2025

Ushakov: Armëpushimi i propozuar nuk është gjë tjetër përveç një pushim i përkohshëm për ushtrinë ukrainase

Ushakov: Armëpushimi i propozuar nuk është gjë tjetër përveç një pushim i përkohshëm për ushtrinë ukrainase

Moskë, 13 mars 2025 (MIA) - Ndihmësi i presidentit rus Vlladimir Putin për çështje ndërkombëtare, Jurij Ushakov, sot deklaroi se armëpushimi i propozuar 30 ditor "nuk është asgjë më shumë se një pushim i përkohshëm për armatën ukrainase".

"Rusia kërkon zgjidhje afatgjate paqësore të konfliktit në Ukrainë, që do t'i marrë parasysh interesat dhe shqetësimet e Moskës", tha Ushakov.

Ai potencoi se përfaqësuesit e SHBA-së kuptojnë se në kontekst të një zgjidhjeje paqësore nuk mund të flitet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe shtoi se është në kontakt të vazhdueshëm telefonik me homologun e tij amerikan, Majk Uolc.

Ushakov nuk përjashtoi mundësinë që Putini gjatë ditës të japë vlerësime më specifike për propozimin për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë.

Më herët sot, Rusia ia prezantoi SHBA-së një listë me kërkesa për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës me Ukrainën dhe rifillimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.

Dy burime anonime i përshkruan kushtet e Kremlinit si të gjera dhe të ngjashme me kërkesat që Rusia më herët ia ka bërë Ukrainës, SHBA-së dhe NATO-s.  rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR