• e premte, 05 dhjetor 2025

Ursula fon der Lajen sot për vizitë në Rumani

Ursula fon der Lajen sot për vizitë në Rumani

Bukuresht, 1 shtator 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot do ta vizitojë Rumaninë. Pasdite ajo do të takohet me presidentin Nikushor Dan dhe me kryeministrin Ilie Bollozhan në qytetin bregdetar Konstanca. 

Fokus i bisedimeve do të jetë bashkëpunimi midis BE-së dhe NATO-s, si dhe zbulimi, parandalimi dhe pengimi i kërcënimeve detare dhe hibride.

Vizita vijon pas udhëtimit të saj të djeshëm në Bullgari dhe është pjesë e turneut të saj në vendet në kufijtë lindor të BE-Letoni, Finlandë, Estoni, Poloni, Lituani, Bullgari dhe Rumani.

Qëllimi i vizitës, sipas Komisionit Evropian, është të theksohet mbështetja e Unionit për vendet anëtare të cilat po përballen me sfida në kufijtë e tyre të përbashkët me Rusinë dhe Bjellorusinë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR