• e hënë, 10 mars 2025

Urimi i presidentes Osmani për 7 Marsin - Ditën e mësuesit

Urimi i presidentes Osmani për 7 Marsin - Ditën e mësuesit

Prishtinë, 7 mars 2025 (MIA)- Më 7 Mars kujtojmë themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, një akt i guximshëm i patriotëve tanë, që e kuptuan se pa gjuhë dhe dije, nuk ka as komb të suksesshëm, thotë në urimin e saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja. Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit. Në këtë ditë, nderojmë të gjithë mësuesit – ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj. Respekt, mirënjohje dhe përulësi para misionit të tyre fisnik! Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesve!”, thuhet në urimin e Osmanit.

QËNDRONI TË LIDHUR