• e martë, 08 tetor 2024

Uralloglu: Qeveria turke do të flasë me përfaqësues të Instagramit pas bllokimit të qasjes në platformën e mediave sociale

Uralloglu: Qeveria turke do të flasë me përfaqësues të Instagramit pas bllokimit të qasjes në platformën e mediave sociale

Ankara, 5 gusht 2024 (MIA) - Qeveria turke do të flasë sot me përfaqësues të Instagramit pas bllokimit të qasjes në platformën e mediave sociale javën e kaluar, tha ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uralloglu në një publikim në X.

Kjo lëvizje vjen pasi një zyrtar i lartë turk akuzoi Instagramin për bllokimin e postimeve për ngushëllim pas vrasjes së Ismail Hania, liderit të grupit militant palestinez Hamas.

Uralloglu tha se Turqia ka shprehur njëfarë ndjeshmërie në lidhje me pajtueshmërinë me ligjet turke në një takim të mëparshëm me përfaqësuesit e Instagramit javën e kaluar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR