Uragani Melisa godet Kubën pasi shkatërroi Xhamajkën
- Uragani Melisa sot e goditi Kubën, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe duke detyruar evakuimin e më shumë se 735.000 njerëzve, vetëm disa orë pasi stuhia e fuqishme goditi ishullin Xhamajka.
- Post By Sara Ademi
- 14:18, 29 tetor, 2025
Havana, 29 nëntor 2025 (MIA) - Uragani Melisa sot e goditi Kubën, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe duke detyruar evakuimin e më shumë se 735.000 njerëzve, vetëm disa orë pasi stuhia e fuqishme goditi ishullin Xhamajka.
Videot në rrjetet sociale tregojnë banorë duke shkelur në ujë thellë pothuajse deri në gjunj në shtëpitë e tyre, ndërsa rrugët janë shndërruar në lumej, transmetoi DPA.
"Stuhia jashtëzakonisht e rrezikshme nga kategoria e tretë lëviz brenda drejt provincës juglindore Santiago de Kube, pasi herët në mëngjes goditi në tokë, kumtoi Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së (NHC).
NHC paralajmëroi rrezik për jetën dhe përmbytje të rrëmbyeshme katastrofike potenciale me shembje të shumta të dheut.
Autoritetet e Kubës ende nuk kanë raportuar viktima, por gjithë vëllimi i dëmit në ishullin me 10 milionë banorë së pari do të përcaktohet me kalimin e ditës.
Melisa e goditi Kubën pasi të martën e shkatërroi Xhamajkën si uragan i kategorisë së pestë, i ndjekur me erëra deri në 295 kilometra në orë, valë të mëdha dhe shira të rrëmbyeshëm.
Erërat prej atëherë u dobësuan, por banorët u këshilluan të qëndrojnë në hapësira të mbyllura deri në lindjen e diellit, kumtoi NHC.
Qeveria e Xhamajkës e shpalli ishullin zonë katastrofe pas dëmeve të shkaktuara, duke përfshirë spitalet, urat dhe infrastrukturën elektrike, me më shumë se 530,000 amvisëri të mbetura pa energji elektrike.
Mediat raportojnë për shtëpi të rrafshuara dhe rrugë të përmbytura. Ende nuk janë konfirmuar raste të vdekjes, ndërsa gjithë vëllimi i shkatërrimit mbetet i paqartë, madje edhe disa orë pas goditjes së uraganit. sa/
Foto: EPA