Uotson: SHBA-ja mirëpret marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës
- Zëdhënësja e Këshillit për siguri kombëtare të SHBA-së, Adrien Uotson sot deklaroi se SHBA-ja e mirëpret, siç tha ajo, “marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve” midis Beogradit dhe Prishtinës.
- Post By Fami Bajrami
- 14:54, 19 mars, 2023

Uashington, 19 mars 2023 (MIA) - Zëdhënësja e Këshillit për siguri kombëtare të SHBA-së, Adrien Uotson sot deklaroi se SHBA-ja e mirëpret, siç tha ajo, “marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve” midis Beogradit dhe Prishtinës.
Ajo shkroi në Tuiter se SHBA u bën thirrje të dyja palëve që sa më shpejt të fillojnë të zbatojnë detyrimet e tyre.
“E mirëpresim marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së dhe ftojmë të dyja palët që sa më shpejtë të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre”, ka shkruar Uotson.