• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Uolstrit zhurnal: SHBA do të përshpejtojë dërgimin e 500 raketave interceptues në Ukrainë

Uolstrit zhurnal:  SHBA do të përshpejtojë dërgimin e 500 raketave interceptues në Ukrainë

Uashington, 10 nëntor 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë më shumë se 500 raketa interceptues në Ukrainë në javët e ardhshme, duke përshpejtuar shpërndarjen e ndihmës ushtarake që Uashingtoni po i jep vendit të shkatërruar nga lufta, raportoi Uolstrit zhurnal.

Duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të Pentagonit, gazeta tha se para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat u fituan nga ish presidenti republikan Donald Tramp, administrata amerikane u përpoq të siguronte pjesën tjetër të ndihmës së saj për Ukrainën deri në prill.

Dorëzimi i interceptorëve për sistemin raketor "Patriot" dhe sistemin e modernizuar të përparuar të mbrojtjes raketore tokë-ajër (NESAMS) duhet të plotësojë nevojat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës deri në fund të këtij viti, raportoi gazeta, duke cituar një zyrtar amerikan të paidentifikuar.

Rojters nuk ishte në gjendje të merrte konfirmim të pavarur të këtij informacioni të Uolstrit zhurnal.

Zyra e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga agjencia britanike.

Administrata e presidentit Xho Bajden tha të premten se do të lejojë kontraktorët e mbrojtjes amerikane të punojnë në Ukrainë për të mirëmbajtur dhe riparuar armët e ofruara nga Pentagoni, një përparim i rëndësishëm në një politikë që synon të ndihmojë Kievin të luftojë Rusinë, raportuan mediat britanike. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR