“Uolstrit xhurnal”: Irani dëshiron të bisedojë me SHBA-në dhe Izraelin për ndërprerjen e operacioneve ushtarake
- Irani ka sinjalizuar urgjentisht se dëshiron të ndërpresë armiqësitë dhe të rifillojë bisedimet mbi programin e tij bërthamor dhe ka dërguar porosi deri te Izraeli dhe SHBA përmes ndërmjetësve arabë, publikoi sot "Uolstrit xhurnal" (Wall Street Journal), duke cituar zyrtarë arabë.
- Post By Fami Bajrami
- 18:33, 16 qershor, 2025
Uashington, 16 qershor 2025 (MIA) - Irani ka sinjalizuar urgjentisht se dëshiron të ndërpresë armiqësitë dhe të rifillojë bisedimet mbi programin e tij bërthamor dhe ka dërguar porosi deri te Izraeli dhe SHBA përmes ndërmjetësve arabë, publikoi sot "Uolstrit xhurnal" (Wall Street Journal), duke cituar zyrtarë arabë.
Sipas gazetës Teherani u ka thënë zyrtarëve arabë se është gati të kthehet në tryezën e negociatave për sa kohë që SHBA nuk u bashkohen sulmeve izraelite.
"Uolstrit xhurnal" thekson se pauza do t'i lejojë Iranit të riorganizohet dhe të rrisë presionin ndërkombëtar mbi fushatën izraelite.
Sipas diplomatëve arabë, Teherani shpreson që Izraeli nuk mund të lejojë të përfshihet në luftë dhe në fund të fundit do të kërkojë zgjidhje diplomatike. Irani gjithashtu pretendon se Izraeli nuk ka strategji të qartë për dalje nga konflikti dhe ka nevojë për ndihmën amerikane për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në caqe të tilla si impianti i pasurimit të uraniumit në Fordou.
Irani ka paralajmëruar gjithashtu intensifikim të programit të tij bërthamor dhe zgjerim të luftës nëse nuk ka perspektivë për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në. Por sipas ndërmjetësve arabë, Teherani aktualisht nuk është gati të bëjë lëshime të reja në negociatat mbi programin e tij bërthamor.
foto: arkivi i MIA-s