• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Uollstrit zhurnal: Sinvar para se të vritej ka refuzuar ta lëshojë Rripin e Gazës

Uollstrit zhurnal: Sinvar para se të vritej ka refuzuar ta lëshojë Rripin e Gazës

Nju Jork, 21 tetor 2024 (MIA) - Lideri i Hamasit, Jahja Sinvar i cili u vra javën e kaluar gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite, kishte refuzuar të largohet nga Rripi i Gazës dhe të autorizojë Egjiptin që të negociojë në emër të Hamasit për marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite nga enklava palestineze, thekson Uollstrit zhurnal.

Sipas gazetës, Sinvarit kjo i është ofruar gjatë njërës prej fazave të negociatave për armëpushim, menjëherë pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.

"Nuk jam nën rrethim. Unë jam në tokën palestineze", është përgjigjur Sinvar ndaj propozimit të ndërmjetësve arabë.

Siç ka avancuar lufta mes Hamasit dhe Izraelit, Sinvar është pajtuar me faktin se me gjasë do të vritet dhe ka propozuar që Hamasi të zgjedh një këshill udhëheqësish që do të udhëheq në periudhën kalimtare pas vdekjes së tij.

Uollstrit zhurnal thekson se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu gjatë mandatit të tij të mëparshëm si kryeministër ka ndërmarrë hapa që të vriten Sinvar dhe lideri ushtarak i Hamasit, Mohamed Deif, por ka rënë poshtë. Edhe paraardhësi i Netanjahut, Naftali Benet në dy raste ka propozuar vrasjen e Sinvarit përpara rënies së qeverisë së tij.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR