• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Uollstrit zhurnal": Sabotatorët e kanë përdorë Poloninë si bazë për sulmin e gazsjellësit në Detin Baltik

 Berlin, 10 qershor 2023 (MIA) - Hetuesit gjermanë  hetojnë material dëshmues që sugjeron se diversantët e "Rrjedhës Veriore" kanë përdorë Poloninë si bazë për të sulmuar gazsjellës në Detin Baltik.

Hetuesit gjermanë plotësisht e kanë rikosntruktuar udhëtimin dyjavor të jahtit "Andromeda" 15 metra , i cili dyshohet se është përdorur në sabotimin e gazsjellësit që furnizon Evropën me gaz rus, shkruan  gazeta amerikane "Uolllstrit zhurnal". 

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë pse jahti i përdorur për minimin e azsjellësit ka hyrë në ujërat polake, theksohet në raport. Hetimi ka treguar se edhe  Polonia mund të jetë një qendër edhe për logjistikë dhe për financimin e sulmit sabotues, shton gazeta. 

 Hetuesit kanë përcaktuar se jahti ndryshoi kursin e  planifikuar dhe ka lundruar në ujërat polake, shkruan "Uollstrit zhurnal", duke iu referuar të dhënave nga radio dhe pajisjet e navigimit të anijes, satelitët dhe celularët, nga emajlet dhe mostrat e mbledhura të ADN-së të gjetura në jaht, që Gjermania u përpoq t'i lidhë me të paktën një ushtar ukrainas, raportojnë mediat britanike.

 Policia gjermane dhe zyra e kryeministrit polak nuk i janë përgjigjur ende kërkesës për koment mbi pretendimet e "Uollstrit zhurnal".

"Uashington post" këtë javë raportoi se SHBA-ja e ka ditur për planin e Ukrainës  ta sulmojë gazsjellësin "Rrjedha Veriore" tre muaj përpara se gazsjellësi të dëmtohet nga shpërthimet nënujore. 

 Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të mërkurën deklaroi për mediat gjermane se ukrainasit nuk e sabotuan gazsjellësin. 

Shpërthimet ndodhën në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës, të cilat konfirmuan se ishin shkaktuar qëllimisht, por nuk mund të përcaktonin se kush ishte përgjegjës për to. 

 Rusia insiston se nevojitte të zbatohet një hetim objektiv ndërkombëtar për shpërthimet e gazsjellësit, me pjesëmarrjen e saj, dhe pretendon se sulmet në "Rrjedhën Veriore 1" dhe Rrjedhën Veriore 2" në shtator ishin sulme terroriste.

 Në fillim të shkurtit, gazetari i njohur investigativ amerikan Sejmur Hersh shkaktoi sensacion  me pretendimet e tij se zhytësit e marinës amerikane kanë vendosur pajisje shpërthyese në gazsjellësit që në qershor. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR