• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Uollstrit Zhurnal": Izraeli dhe Katari në Oslo do të bëjnë përpjekje të arrijnë marrëveshje të re për pengjet dhe armëpushim në Gazë

Nju-Jork, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Autoritetet e Izraelit dhe të Katarit sot takohen në Norvegji në përpjekje që t'i rinovojnë bisedimet për lirimin e pengjeve në Gazë, në këmbim të armëpushimit dhe lirimit të të burgosurve palestinez nga Izraeli, informon gazeta "Uollstrit Zhurnal".

Mediat britanike informojnë se në Oslo do të takohen kryeministri i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman al Tani dhe drejtori i shërbimit të inteligjencës izraelite Mosad, David Barni.

Barni duhet të takohet edhe me përfaqësuesit egjiptianë, shtojnë mediat britanike.

Pengesa të rëndësishme e pamundësojnë vazhdimin e bisedimeve për marrëveshje të re për pengjet, në mesin e mospajtimeve dominuese rreth kushteve të caktuara të Hamasit, shtojnë burimet e gazetës.

Gjatë armëpushimit shtatëditor në fund të nëntorit, Hamasi liroi më shumë se 100 gra, fëmijë dhe të huaj, ndërsa si kthim 240 gra dhe adoleshentë ishin liruar nga burgjet palestineze. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR