• e enjte, 04 dhjetor 2025

Uollstrit xhurnal: SHBA-ja do t'i sigurojë Ukrainës informacione të inteligjencës për sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi në Rusi

Uollstrit xhurnal: SHBA-ja do t'i sigurojë Ukrainës informacione të inteligjencës për sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi në Rusi

Uashington, 2 tetor 2025 (MIA) – SHBA-ja do t’i sigurojë Ukrainës informacione të inteligjencës të cilat do të ndihmojnë në lansimin e sulmeve me raketa me rreze të gjatë veprimi mbi infrastrukturën energjetike ruse, njoftoi gazeta amerikane “Uollstrit xhurnal”. 

Sipas publikimit, Uashingtoni e shqyrton mundësinë për furnizim të Kievit me armë që mund të arrijë më shumë caqe në territorin rus. 

SHBA-ja një kohë të gjatë shkëmben informacione të inteligjencës me Ukrainën, por sipas “Uollstrit xhurnal”, të dhënat e reja do tua lehtësojnë forcave të Kievit granatimin e rafinerive për naftë, tubacioneve të naftës, centraleve bërthamore dhe infrastrukturës tjetër. Qëllimi është që fillimisht të privohet Kremlini nga shitja dhe konsumi i naftës. 

Në të njëjtën kohë, SHBA-ja kërkon nga aleatët e saj në NATO të sigurojnë ndihmë të ngjashme në Ukrainë, njofton edicioni amerikan. 

Miratimi i ndihmës së re të inteligjencës për Ukrainën erdhi pak pasi presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se Ukraina është e aftë ta kthejë territorin e konfiskuar nga Rusia. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR