• e premte, 22 nëntor 2024

"Uollstrit xhurnal": Ndihma e re amerikane për Ukrainën nuk do ta ndryshojë më mënyrë kardinale pozicionin e Kievit në fushëbetejë

Uashington, 2 1prill 2024 (MIA) - Ndihma e re amerikane për Ukrainën nuk do ta ndryshojë në mënyrë kardinale pozicionin e Kievit në fushebetejë, shruan gazeta "Uollstrit xhurnal".

"Duke e pasur parasysh pozicionin e vështirë të Ukrainës në fushëbetejë dhe sukseset që i kanë arritur ushtarët rus në muajt e fundit, është pak e sigurt se ndihma e re në mënyrë kardinale do ta ndryshojë fatin e Kievit", shkruan gazetë.

Në shkrim përkujtohet se Ukraina përballet me mungesë serioze të njerëzve, si dhe të granatave.

Sipas gazetës, pakoja e re e ndihmës nga SHBA-ja, në rastin më të mirë, mund t'i ndihmojë Ukrainës t'i pengojë sulmet ruse dhe ta "mbajë territorin" ndërsa aleatët evropianë nuk kanë mundësi të sigurojnë ndihmë më të madhe për vendin vitin e ardhshëm.

Dhoma e përfaqësuesve të SHBA-së mbrëmë e ka miratuar propozim-ligjin me të cilin Ukranës, Izraelit dhe aleatëve amerikan në rajonin Indo-paqësor u sigurohen mjete plotësuese finanicare në vlerë prej gjithsej 95 miliardë dollarë. Për ligjin duhet të proonncohet edhe Senati amerikan. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR