Uollstrit Xhërnal: SHBA-ja, Egjipti dhe Katari propozojnë plan për përfundimin e luftës në Gazë dhe lirimin e pengjëve
- SHBA-ja, Egjipti dhe Katari po i bëjnë presion Izraelit dhe Hamasit që ta pranojnë planin e përgjithshëm, me të cilin do t'i japet fund konfliktit, do të lirohen pengjët nga Gaza dhe në fund do të sjell deri në normalizimin e marrëdhënieve.
- Post By Besnik Shuki
- 16:11, 21 janar, 2024
Nju-Jork, 21 janar 2024 (MIA) - SHBA-ja, Egjipti dhe Katari po i bëjnë presion Izraelit dhe Hamasit që ta pranojnë planin e përgjithshëm, me të cilin do t'i japet fund konfliktit, do të lirohen pengjët nga Gaza dhe në fund do të sjell deri në normalizimin e marrëdhënieve.
Uollstrit Xhërnal sot shkruan se plani 90-ditor do të sjell deri në normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me fqinjët dhe deri në biseda për formimin e shtetit palestinez.
Në fillim, do të kishte ndërprerje të luftimeve, gjatë së cilës Hamasi do t'i lironte të gjithë pengjët, ndërsa Izraeli do të lironte qindra të burgosur, do të tërhiqej nga Gaza, do të lejonte lëvizje të lirë në territorin palestinez, do ta ndalte aktivitetin e droneve mbi të dhe ndihmë dyfish më të madhe financiare.
Në fazën e ardhshme, Hamasi do t'i lironte gratë ushtare dhe do t'i dorëzonte trupat e të vrarëve, ndërsa Izraeli do të lironte ende të burgosur, ndërsa në fazën e tretë do ta tërhiqte ushtrinë deri në kufirin me Gazën, e Hamasi do t'i lironte ushtarët dhe burrat, të cilët mund të luftojnë.
Zyrtarët egjiptianë deklaruan për gazetën se pastaj do të mbahen negociata për armëpushim të përhershëm, normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me Arabinë Saudite dhe do të fillonte proces i ri që çon drejt krijimit të shtetit palestinez.
Burimet e njëjta shtojnë se Izraeli është i interesuar për armëpushim dyjavor dhe shmang biseda për armëpushim të përhershëm. Negociatat për armëpushim do të fillojnë në Kajro gjatë ditëve të ardhshme.
Në shkrimin nuk përmendet se çka do të ndodh me Hamasin në bazë të asaj marrëveshje, por thuhet se lideri i Hamasit në Gazë, Jahja Sinvar, tanimë një muaj nuk flet me liderin e krahut politik të Hamasit, Ismail Hanija dhe se ata nuk pajtohen për demilitarizimin potencial të Gazës. bsh/
Foto: EPA