• e enjte, 20 shkurt 2025

Uollc: Baza e çdo diskutimi për Ukrainën do të jetë rreth territorit dhe garancive të sigurisë

Uollc: Baza e çdo diskutimi për Ukrainën do të jetë rreth territorit dhe garancive të sigurisë

 Riad, 18 shkurt 2025 (MIA) - Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Majkëll Uollc, deklaroi sot, pas përfundimit të bisedimeve ndërmjet delegacioneve amerikane dhe ruse për Ukrainën, se realiteti praktik është se baza e çdo diskutimi do të jetë debati për territorin dhe garancitë e sigurisë.

"Këto janë bazat themelore që do të jenë baza dhe themel i çdo lloj diskutimi. Ky duhet të jetë një fund i përhershëm i luftës, jo një fund i përkohshëm, siç e kemi parë në të kaluarën", tha ai në një konferencë për shtyp të delegacionit amerikan, raporton Gardiani.

 Sipas tij, pjesa më e rëndësishme është se presidenti amerikan Donald Tramp ka shprehur dëshirën dhe ka treguar vendosmërinë e tij për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe vrasjeve që po ndodhin.

 "Kjo nuk është në interes të asnjë vendi. Kjo nuk është në interes të botës, dhe sigurisht jo në interes të SHBA-së dhe Evropës. Pra, të gjitha këto gjëra do të çojnë përpara negociatat", tha Uollci.

 Foto: Iks

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR