UNRWA: Në sulmin izraelit është goditur një shkollë, mes viktimave ka edhe fëmijë
- Palestinezët sot kumtuan se gjatë sulmit izraelit është goditur një shkollë, e cila ka shërbyer si strehimore.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:27, 4 nëntor, 2023

Gazë, 4 nëntor 2023 (MIA) - Palestinezët sot kumtuan se gjatë sulmit izraelit është goditur një shkollë, e cila ka shërbyer si strehimore.
Sipas dëshmitarëve okular, në sulmin ajror izraelit është goditur shkolla Al Fakur në Xhabalia.
Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, në sulm jetën e humbën së paku 15 persona, ndërsa dhjetëra janë lënduar.
Drejtoresha për komunikime e agjencisë së KB-së për refugjatë palestinezë (UNRWA), Zhiliet Tuma konfirmoi se shkolla e menaxhuar nga UNRWA është goditur dhe se mes viktimave ka edhe fëmijë. Por, ajo nuk e ceki numrin e viktimave.
Së paku nga një sulm ajror u godit fusha e lojës në shkollë, ku kishte tenda për familjet refugjate. Sulmi i dytë e goditi shkollën në të cilën gratë piqnin bukë, theksoi Tuma. ab/
Foto: МIА arkivi