UNRVA: Vetëm gjashtë prej 22 qendrave shëndetësore të agjencisë në Gazë ende punojnë
- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë të palestinezëve (UNRVA) sot kumtoi se në Rripin e Gazës funksionojnë vetëm gjashtë nga 22 qendrat shëndetësore të agjencisë së KB-së.
- Post By Fami Bajrami
- 11:49, 27 maj, 2025
Gazë, 27 maj 2025 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë të palestinezëve (UNRVA) sot kumtoi se në Rripin e Gazës funksionojnë vetëm gjashtë nga 22 qendrat shëndetësore të agjencisë së KB-së.
UNRVA-ja kumtoi se ka dhe 37 pika të tjera mjekësore, ndërsa si shkak për mungesën e ndihmës mjekësore për palestinezët përmendi "bombardimet e vazhdueshme" izraelite.
"Materialet themelore mjekësore janë në nivele kritike të ulëta. Urgjentisht nevojitet qasje e pandërprerë për të siguruar ndihmë për shpëtimin e jetës, duke përfshirë ilaçet dhe materialet thelbësore mjekësore", publikoi UNRVA në X.
UNRVA-ja kumtoi se që nga fillimi i luftës në tetor të vitit 2023, ka kryer mbi 8,5 milionë kontrolle mjekësore, mes të cilave dhe për maternitet, shëndet mendor dhe rehabilitim. rq/bsh/
Foto: UNRVA në X