• e shtunë, 23 nëntor 2024

UNRVA: Në Gaza po përparon vaksinimi, Lazarini bën thirrje në armëpushim të përhershëm

UNRVA:  Në Gaza po përparon vaksinimi, Lazarini bën thirrje në armëpushim të përhershëm

Gaza, 4 shtator 2024 (MIA) - Agjencia kryesore e Kombeve të Bashkuara për ndihmë të refugjatëve palestinezë - UNRVA sot njoftoi se po përparon me vaksinimin kundër paralizës së fëmijëve në Gaza, duke bërë thirrje gjithashtu për një armëpushim të përhershëm në luftën 11 mujore në mënyrë që situata humanitare të përmirësohet, raportoi Hina.

UNRVA kumtoi se gjatë tre ditëve të fushatës, rreth 187,000 fëmijë u vaksinuan në pjesë të ndryshme të Gazës qendrore. Në fazën e dytë, fushata do të vazhdojë në zona të tjera të enklavës.

Fushata u nxit pasi një foshnjë u sëmur nga poliomieliti muajin e kaluar, rasti i parë i tillë në Gaza në 25 vitet e fundit. 

Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për armëpushum tetë orësh në disa zona që të mundësohet programi i vaksinimit.

Deri më tani nuk janë vërejtur shkelje të marrëveshjes.

"Përparim i madh! Çdo ditë në pjesët qendrore të Gazës fëmijët vaksinohen kundër poliomielitit", deklaroi sot shefi i agjencisë Filip Lazarini në platformën X.

"Edhe pse këto ndërprerje të vaksinimit ndaj poliomielitit u japin njerëzve njëfarë afati, ajo që nevojitet urgjentisht është një armëpushim i përhershëm, lirimi i të gjithë pengjeve dhe një rrjedhë normale e furnizimeve humanitare, duke përfshirë furnizimet mjekësore dhe higjienike," tha ai.

Palestinezët pretendojnë se një arsye kryesore për rikthimin e sëmundjes është kolapsi i sistemit shëndetësor dhe shkatërrimi i shumicës së spitaleve në Gaza.

Izraeli akuzon Hamasin se i shfrytëzon spitalet për qëllime ushtarake, gjë që grupi islamik e mohon. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR