• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNRVA: Në Gazë sot fillon vaksinimi kundër paralizës së fëmijëve

UNRVA: Në Gazë sot fillon vaksinimi kundër paralizës së fëmijëve

Gazë, 1 shtator 2024 (MIA) - Në Rripin e Gazës sot fillon vaksinimi kundër paralizës së fëmijëve, publikoi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRVA) në platformën X.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar të gjithë fëmijët nën moshën 10 vjeç të marrin vaksinën”, theksohet në kumtesën e UNRVA-së, e cila përfshinte një hartë që tregon vendndodhjet e vaksinimit.

Bi-Bi-Si thekson se si pjesë e kësaj fushate të UNRVA-së, duhet të vaksinohen rreth 640.000 fëmijë në enklavën e pushtuar palestineze, por tregon se zbatimi i fushatës varet nga ndërprerja e luftimeve midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit në vende të caktuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi se të paktën 90 për qind e fëmijëve nën moshën 10 vjeç duhet të vaksinohen brenda një periudhe të shkurtër kohore që të jetë efektive fushata e vaksinimit. 

Kjo fushatë fillon pas rastit të parë të konfirmuar të paralizës së fëmijëve në 25 vitet e fundit që u zbulua në Rripin e Gazës, ndërsa një ekspert i OKB-së paralajmëroi për mundësinë që më shumë fëmijë të infektohen dhe se një epidemi më e gjerë rajonale është e mundur nëse virusi nuk vihet nën kontroll. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR