• e shtunë, 06 korrik 2024

UNRVA: Gaza po shndërrohet në varrezë të njerëzve të bllokuar mes luftës, rrethimit dhe varfërisë

UNRVA: Gaza po shndërrohet në varrezë të njerëzve të bllokuar mes luftës, rrethimit dhe varfërisë

Gazë, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë për refugjatët palestinez (UNRVA) sot publikoi se Gaza po shndërrohet në varrezë për popullatën e bllokuar mes luftës, rrethimit dhe varfërisë.

"Bombardimet e vazhdueshme izraelite ndaj Rripit të Gazës dhe kufizimet e vendosura për qasje në ndihmën humanitare po e pengojnë aftësinë e UNRVA-s për të ofruar ndihmë", theksohet në postimin në platformën X të UNRVA-s.

Që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas më 7 tetor, në Gazë janë vrarë mbi 18.600 palestinezë, ndërsa më shumë se 50.000 janë lënduar, thekson Ministria e Shëndetësisë së Gazës e cila është nën kontroll të plotë të Hamasit.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR