UNRVA: Armata izraelite ka shtënë mbi konvojin tonë në Gazë
- Agjencia e KB-së për Refugjatët Palestinë (UNRVA) sot bëri të ditur sot se armata izraelite ka shtënë në një nga konvojët e saj humanitarë në Rripin e Gazës dhe ka dënuar sulmin ndaj punonjësve humanitarë.
Gazë, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Agjencia e KB-së për Refugjatët Palestinë (UNRVA) sot bëri të ditur sot se armata izraelite ka shtënë në një nga konvojët e saj humanitarë në Rripin e Gazës dhe ka dënuar sulmin ndaj punonjësve humanitarë.
Drejtori i UNRVA në Gazë, Tomas Vajt, në rrjetin social "X" ka shkruar se ushtarët izraelitë "kanë shtënë mbi një konvoj humanitar derisa po kthehej nga veriu i Rripit të Gazës, duke përdorur një rrugë të përcaktuar nga armata izraelite".
"Udhëheqësi ynë i konvojit ndërkombëtar dhe anëtarët e ekipit të tij nuk janë lënduar, por një automjet është dëmtuar. Punëtorët humanitarë asnjëherë nuk duhet të jenë cak", tha Vajt.
Në konvoj është shtënë dje pasite, ndërsa armata izraelite bëri të ditur se po e verifikon informacionin.
Foto: Arkivi i MIA-s