• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNRVA ankohet për sjelljen e forcave izraelite ndaj personelit të saj

UNRVA ankohet për sjelljen e forcave izraelite ndaj personelit të saj

Nju-Jork, 18 prill 2024 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë palestinezë (UNRVA) ka njoftuar se disa të punësuar të saj dhe persona tjerë të arrestuar nga forcat izraelite në Rripin e Gazës janë keqtrajtuar.

Në raport UNRVA thekson se personeli që është arrestuar, në disa raste derisa kanë qenë në detyrë zyrtare, janë "mbajtur në izolim dhe i janë nënshtruar kushteve të njejta dhe keqtrajtimit si dhe të burgosurit e tjerë".

UNRVA ka dërguar protestë zyrtare deri te autoritetet izraelite për shkak të sjelljes ndaj të punësuarve të burgosur në Agjenci.

Deri më sot UNRVA nuk ka marrë asnjë përgjigje për këto protesta, theksohet në raport. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR