• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Unioni Ekonomik Euroaziatik nënshkroi marrëveshje për tregti të lirë me Iranin

Unioni Ekonomik Euroaziatik nënshkroi marrëveshje për tregti të lirë me Iranin

 Moskë, 25 dhjetor 2023 (MIA)  -  Anëtaret e Unionit Ekonomik Euroaziatik nënshkruan marrëveshje për tregti të lirë me Iranin, njoftoi Ministria ruse e Ekonomisë, transmeton BTA.

 Marrëveshja do ta zëvendësojë marrëveshjen e ngjashme që ishte e përkohshme dhe ishte në fuqi nga viti 2019. Marrëveshja e re do të jetë e përhershme.

 Marrëveshja paraprake e lehtësoi tregtinë e ndërsjellë me Iranin dhe e rriti në 6.2 miliardë dollarë në vitin 2022, nga 2.4 miliardë dollarë në vitin 2019. Marrëveshja e re do të eliminojë tarifat për gati 90 për qind të mallrave dhe do të vendosë trajtim preferencial për pothuajse të gjithë tregtinë midis Rusisë dhe Iranit.

 Sipas ministrit rus të Ekonomisë, marrëveshja do t'i lejojë bizneset ruse të kursejnë rreth 27 miliardë rubla në vit.

 Unioni Ekonomik Euroaziatik përfshin Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Rusinë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR