• e martë, 26 nëntor 2024

Unioni Afrikan mbështeti vendimin e EKOVAS për të ndërhyrë ushtarakisht në Niger

Unioni  Afrikan mbështeti vendimin e EKOVAS për të ndërhyrë ushtarakisht në Niger

Pretoria, 11 gusht 2023 (MIA) - Unioni Afrikan sot kumtoi se i mbështet vendimet e bllokut rajonal të Afrikës Perëndimore EKOVAS për Nigerin dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar ta shpëtojë jetën e presidentit Mohamed Bazum, kushtet e të cilit në paraburgimin e juntës ushtarake, e cila e rrëzoi nga pushteti, po përkeqësohen, raportojnë mediat britanike.

Komuniteti ekonomik i shteteve të Afrikës Perëndimore-EKOVAS, dje kumtoi se të gjitha opsionet ende janë në lojë dhe vendosi t'i vë forcat në gjendje gatishmërie për intervenim të mundshëm ushtarak.

Kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Musa Faki Mahamat, e mbështeti vendimin e EKOVAS të fillojë një operacion ushtarak në Niger, citohet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Unionit Afrikan, transmetoi Tass.

Mahamat shfaqi brengë për situatën në Niger dhe bëri thirrje në "çlirim urgjent" të presidentit Mohamed Bazum, familjes së tij dhe anëtarëve të Qeverisë, duke thënë se kushtet në të cilat mbahen ata janë "të këqija".

Presidenti i Bregut të Fildishtë, Alasan Uatara, pas kthimit nga një samit i mbajtur dje në Abuxha, tha se udhëheqësit e EKOVAS ranë dakord të fillonin një operacion ushtarak në Niger sa më shpejt të jetë e mundur. Uatara theksoi se Bregu i Fildishtë do të sigurojë një batalion prej 850 dhe 1100 ushtarësh për një operacion të tillë dhe do të marrin pjesë edhe Benini, Nigeria dhe vende të tjera.

Mediat amerikane raportuan dje se drejtuesit e ushtrisë në Niger dyshohet se i kanë thënë u.d. zëvendëssekretares së shtetit të SHBA-së, Viktoria Nuland, se synojnë të vrasin presidentin e rrëzuar Mohamed Bazum, nëse vendet fqinje nisin një ndërhyrje ushtarake në përpjekje për të rikthyer në pushtet ish kreun e shtetit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR