• e shtunë, 21 dhjetor 2024

UNIFIL: Ushtria e Libanit është kyç për zgjidhjen e konfliktit mes armatës izraelite dhe Hezbollahut

UNIFIL: Ushtria e Libanit është kyç për zgjidhjen e konfliktit mes armatës izraelite dhe Hezbollahut

Bejrut, 15 nëntor 2024 (MIA) – Shefi i forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, Zhan Pjer Lakroa deklaroi se rivendosja e ushtrisë libaneze në jug të Libanit është thelbësore për çdo zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit ndërmjet ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.

"Rivendosja e forcave të armatosura libaneze është absolutisht thelbësore për çdo zgjidhje të qëndrueshme. Ne nisemi nga parimi ... se kthimi në implementimin e marrëveshjes së paqes ... do të bazohet në zbatimin e rezolutës 1701 të KB-së e cila i dha fund luftës së mëparshme midis Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 2006", deklaroi Lakroa në fund të vizitës së djeshme treditore në Liban.

Rezoluta parasheh se vetëm ushtria libaneze dhe paqeruajtësit duhet të vendosen në kufirin në jug të Libanit i cili kufizohet me Izraelin verior për të vepruar si një tampon midis luftëtarëve të Hezbollahut dhe forcave izraelite.

Misioni paqeruajtës i KB-së në Liban (UNIFIL) do të duhet të luajë një rol të rëndësishëm vetëm nëse të gjitha vendet "respektojnë plotësisht rezolutën", ka thënë Lakroa.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR