UNICEF-i: Të paktën çdo ditë një fëmijë humb jetën në Liban
- UNICEF-i sot bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm, duke theksuar se këtë muaj në Liban çdo ditë humb jetën një fëmijë, ndërsa të paktën dhjetë plagosen.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:55, 31 tetor, 2024

Uashington, 31 tetor 2024 (MIA) - UNICEF-i sot bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm, duke theksuar se këtë muaj në Liban çdo ditë humb jetën një fëmijë, ndërsa të paktën dhjetë plagosen.
"Lufta e vazhdueshme në Liban ka kthyer jetën e fëmijëve përmbys dhe në shumë raste ka shkaktuar plagë të rënda fizike dhe plagë të thella emocionale", theksojnë nga UNICEF-i në kumtesë.
Sipas të dhënave të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, që nga fillimi i konfliktit midis Hezbollahut libanez dhe Izraelit në tetor të vitit të kaluar, 166 fëmijë janë vrarë dhe të paktën 1.168 janë plagosur.