UNICEF: Që nga fillimi i armëpushimit në Gazë janë vrarë 67 fëmijë
- Të paktën 67 të mitur janë vrarë në Rripin e Gazës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të fundit midis Izraelit dhe Hamasit më 10 tetor, kumtoi sot Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF), transmetoi DPA.
Vjenë, 21 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën 67 të mitur janë vrarë në Rripin e Gazës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të fundit midis Izraelit dhe Hamasit më 10 tetor, kumtoi sot Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF), transmetoi DPA.
Dhjetëra fëmijë të tjerë u plagosën, deklaroi zëdhënësi i UNICEF-it, Rikardo Pires, në Gjenevë, duke iu referuar organizatave partnere në terren.
"Nuk ka vend të sigurt për ta", tha zëdhënësi. Edhe pse situata mjekësore në Gazë po përmirësohet, gjithsej 4.000 vajza dhe djem të plagosur rëndë ende presin të evakuohen për mjekim jashtë Rripit, transmetoi DPA.
Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim në tetor, por që atëherë ai është shkelur vazhdimisht nga të dyja palët.
Martin Pener nga Programi botëror për ushqim (WFP) deklaroi se banorët e Gazës janë shumë të shqetësuar për fillimin e dimrit, duke shtuar se rënia e temperaturave dhe shirat e rrëmbyeshëm në ditët e fundit theksuan sfidat që na presin.
Pener tha se popullsia tani furnizohet më mirë me ushqim falë shpërndarjes së ndihmave, ndërsa bukëpjekësit dhe kuzhinat lokale janë në gjendje t'u ofrojnë njerëzve ushqim. Tregjet janë gjithashtu përsëri të mbushura mirë", shtoi ai.
Megjithatë, shumë mallra janë të paarritshme për shumicën e njerëzve, për shembull, mishi i pulës kushton 25 dollarë, tha Pener. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s