• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNICEF: Mbi 2.000 fëmijë në Francë janë të pastrehë

UNICEF: Mbi 2.000 fëmijë në Francë janë të pastrehë

 Paris, 29 gusht 2024 (MIA) - Më shumë se 2.000 fëmijë në Francë janë të detyruar të flejnë në rrugë, tregojnë të dhënat e UNICEF Francë dhe Federata e Aktorëve të Solidaritetit (FAS). 

 "Është e papranueshme që një shoqëri të sillet në këtë mënyrë me fëmijët e saj. Jemi shumë të shqetësuar që situata çdo vit po përkeqësohet, tragjedi është kur e dimë për pasojat katastrofike si për shëndetin mendor ashtu edhe për arsimin", deklaroi përfaqësuesja e agjencisë së KB-së në Francë, Adelin Hazan. 

Ajo vlerësoi se situata e tillë paraqet “shkelje flagrante të parimeve të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës”, të cilën e ka ratifikuar Franca.

 Sipas barometrit të FAS-it, të paktën 2.043 fëmijë, nga të cilët 467 ishin nën moshën tre vjeç, natën mes 19 dhe 20 gushtit kanë mbetur pa zgjidhje për akomodim, pas një kërkese të familjes së tyre, dërguar në numrin 115, e cila është e destinuar për ndihmë emergjente për të pastrehët.

 Kjo është më pak se 3.000 fëmijë të regjistruar në tetor të vitit 2023, por është një shifër e paprecedentë për periudhën e para-kthimit në shkollë, tre për qind në rritje nga gushti i vitit 2023, 27 për qind nga viti 2022 dhe 120 për qind nga viti 2020.

 Kjo rritje "ilustron dështimin sistematik të politikave të akomodimit dhe strehimit", deklarojnë nga UNICEF-i dhe FAS-i, duke vënë në dukje se barometri merr parasysh vetëm telefonatat e bëra në 115, duke mos përfshirë fëmijët të cilët jetojnë në lagje të varfëra, apo edhe të miturit të pashoqëruar. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR