• e enjte, 04 dhjetor 2025

UNICEF: Më shumë se 417 milionë njerëz jetojnë në varfëri, të privuar nga nevojat themelore

UNICEF: Më shumë se 417 milionë njerëz jetojnë në varfëri, të privuar nga nevojat themelore

Nju-Jork, 20 nëntor 2025 (MIA) - Raporti i ri i UNICEF-it tregon se mbi 417 milionë fëmijë përreth botës po luftojnë me varfërinë, të privuar nga të paktën dy nevoja themelore të jetës, siç janë kushtet adekuate të ushqimit dhe sanitare.

I publikuar me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, raporti "Gjendja e Fëmijëve në Botë 2025: Zhdukja e Varfërisë së Fëmijëve - Domosdoshmëria jonë e Përbashkët" ngre alarmin për gjendjen e vështirë të miliona fëmijëve, bazuar në të dhënat e mbledhura nga mbi 130 vende.

Vlerësimi i varfërisë shumëdimensionale përfshin gjashtë kategori: arsimin, shëndetësinë, strehimin, ushqyerjen, kanalizimet dhe ujin.

Sipas raportit, 118 milionë fëmijë përballen me tre ose më shumë forma të nevojave themelore të paplotësuara, ndërsa 17 milionë vuajnë nga katër ose më shumë.

Shkallët më të larta të varfërisë janë në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore.

Edhe pse përqindja e fëmijëve të prekur nga një ose më shumë nevoja të rënda të paplotësuara ka rënë nga 51 përqind në vitin 2013 në 41 përqind në vitin 2023, progresi po ngadalësohet për shkak të konflikteve, krizave klimatike, ndryshimeve demografike dhe një rënieje të ndihmës ndërkombëtare për zhvillim.

Raporti tregon gjithashtu se më shumë se 19 përqind e fëmijëve në botë jetojnë në varfëri ekstreme, me më pak se tre dollarë në ditë, me pothuajse 90 përqind të këtyre fëmijëve që jetojnë në Afrikën Subsahariane dhe Azinë Jugore.

Në vendet me të ardhura të larta, rreth 50 milionë fëmijë, 23 përqind e popullsisë së fëmijëve, jetojnë në varfëri relative, gjë që mund të kufizojë jetën e tyre të përditshme.

UNICEF-i i theksoi edhe shembujt pozitiv.

Sllovenia e uli varfërinë e fëmijëve me më shumë se një të katërtën midis viteve 2013 dhe 2023, falë një sistemi përfitimesh familjare dhe një page minimale.

Në Itali, shkalla relative e varfërisë monetare tek fëmijët ra në 23.2 përqind në vitin 2023, ndërsa standardet e jetesës së fëmijëve janë përmirësuar me 8.6 përqind në pesë vitet e fundit, tha drejtori i UNICEF-it në Itali, Nikolla Graciano.

Në raport theksohet se pa politika urgjente globale dhe kombëtare, fëmijët edhe më tutje do të jenë grupi më i rrezikuar i goditur nga varfëria dhe mosplotësimi i të drejtave themelore. sa/

Foto: UNICEF

QËNDRONI TË LIDHUR