• e diel, 22 dhjetor 2024

UNICEF: Më shumë fëmijë dhe gra shtatzëna në Gazë nuk kanë mundësi për nevojat elementare për jetesë

UNICEF: Më shumë fëmijë dhe gra shtatzëna në Gazë nuk kanë mundësi për nevojat elementare për jetesë

Gazë, 5 janar 2024 (MIA) - UNICEF-i sot ka publikuar se më shumë fëmijë të vegjël dhe gra shtatzëna në Rripin e Gazës nuk kanë mundësi të plotësojnë kushtet e tyre elementare për jetesë.

Rezultatet nga hulumtimi i UNICEF-it, të publikuara sot tregojnë se 90 për qind të fëmijëve në moshën dy vjeçare marrin nga dy ose më pak vakte ushqimore për çdo ditë, kryesisht qumësht dhe bukë, ndërsa një e katërta e grave shtatzëna ushqehen vetëm një herë.

Përfaqësuesit e KB-së më herët deklaruan se çdo i katërti banorë palestinez është i uritur.

Rreth 200 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës çdo ditë e cila është më pak se gjysma nga numri i kamionëve të dërguar para luftës.

UNICEF-i paralajmëron se rritet numri i rasteve me diarre tek fëmijët nën pesë vjeç, prej 48.000 në 71.000 që është tregues për kequshqyerjen. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR