UNICEF i kritikoi planet për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gazë
- Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) sot i kritikoi planet për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gazë, të cilat u prezantuan të enjten nga Izraeli dhe SHBA-ja, dhe paralajmëroi se ato do të përkeqësojnë vuajtjet e fëmijëve dhe familjeve.
- Post By Lindita Sulejmani
- 14:55, 9 maj, 2025
Gjenevë, 9 maj 2025 (MIA) - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) sot i kritikoi planet për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gazë, të cilat u prezantuan të enjten nga Izraeli dhe SHBA-ja, dhe paralajmëroi se ato do të përkeqësojnë vuajtjet e fëmijëve dhe familjeve.
Midis komunitetit humanitar qarkullon një propozim për krijimin e një Fondacioni humanitar për Gazën, i cili do të shpërndante ushqim nga katër "vende të sigurta për shpërndarje", që kujton në planet që i publikoi Izraeli më herët këtë javë, nërsa të cilat shkaktuan kritika se së shpejti do ta përkeqësojnë zhvendosjen e popullsisë në Gazë.
Departamenti amerikan i shtetit paraprakisht shprehu mendim se zgjidhja që do të mundësonte shpërndarje të ndihmës ushqimore në Gazë është "në horizont" dhe do të shpallet së shpejtë, transmetuan mediat britanike.
"Duket se pamja e planiit që Izraeli i ka paraqitur komunitetit humanitar me shumë gjasa do të rrisë vuajtjet e fëmijëve dhe familjeve në Rripin e Gazës", deklaroi zëdhënësi i UNICEFIT, Xhejms Elder.
Ai shtoi se vërejtjet e tij vlejnë edhe për fondacionin e ri, të cilin ai e kupton si pjesë të të njëjtit plan të gjerë.
Komuniteti humanitar ka hedhur poshtë tashmë çdo plan që do t'i jepte Izraelit një rol në shpërndarjen e ndihmës në Gazë, theksojnë mediat britanike.
Izraeli më 2 mars e ndaloi hyrjen e ndihmës humanitare në territorin palestinez, ku po zhvillohet një luftë lundër lëvizjes militante palestineze Hamas. ls/