• e hënë, 25 nëntor 2024

UNICEF: Fëmijët në Gazë vdesin pasi që ekipet mjekësore nuk mund urgjentisht t'i transportojnë

UNICEF: Fëmijët në Gazë vdesin pasi që ekipet mjekësore nuk mund urgjentisht t'i transportojnë

Gjenevë, 25 tetor 2024 (MIA) - Fëmijët në Gazë po vdesin në dhembje për shkak të mungesës së trajtimit urgjent mjekësor, si rezultat të vendimit të autoriteteve izraelite që të miratojnë numër gjithnjë e më të vogël të transporteve mjekësore pas mbylljes së vendkalimit Rafah, kumtoi Fondi ndërkombëtar për fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

"Derisa paraprakisht janë evakuuar deri pothuaj 300 fëmijë në muaj, ky numër tani u zvogëlua në më pak se një fëmijë në ditë, ndërsa kot pritet për leje të sigurisë nga autoritetet izraelite, të cilat i kontrollojnë daljet nga Gaza", deklaroi përfaqësuesi i UNICEF-it, Xhejms Elder, në brifing të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, njoftuan mediumet britanike.

Elder tha se "si rezultat të kësaj, fëmijët në Gazë vdesin, jo vetëm prej bombave dhe plumbave, por edhe nga granatat që i kanë qëlluar".

"Madje edhe kur të ndodhin çudira, madje edhe kur shpërthejnë bomba dhe rënohen shtëpi, e viktimat rriten, por fëmija mbijeton, ata janë të penguar ta braktisin Gazën për ndihmë urgjente mjekësore, që mundet t'ua shpëtojë jetët", tha Elder.

Autoritetet izraelite deri tani nuk u pajtuan me kërkesën për evakuim mjekësor, gjë që u refuzua dhe nuk ka pasur sqarim për këtë vendim të marrë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR