• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

UNICEF: Fëmijët e moshës nga një vjet mes të përdhunuarve në luftën civile në Sudan

UNICEF:  Fëmijët e moshës nga një vjet mes të përdhunuarve në luftën civile në Sudan

Nju-Jork, 4 mars 2025 (MIA) - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) kumtoi se deri më tani në luftën civile të Sudanit, burra të armatosur kanë përdhunuar dhe sulmuar seksualisht 221 fëmijë, duke përfshirë fëmijë deri në një vjeç.

Dhuna seksuale masive është dokumentuar në mënyrë të përsëritur si një armë lufte në konfliktin gati dy vjeçar të vendit, meç'rast  të mbijetuarit ishin aq të traumatizuar sa disa thonë se janë përpjekur t'i japin fund jetës së tyre, thuhet në raportin e UNICEF-it të publikuar nga Bi-Bi-Si.

Sipas raportit, një e treta e viktimave të përdhunimit ishin djem, të cilët zakonisht përballen me sfida në raportimin e krimeve të tilla dhe kërkimin e ndihmës dhe 221 raste të përdhunimit të fëmijëve janë raportuar zyrtarisht që nga fillimi i vitit 2024, megjithëse numri real pritet të jetë shumë më i lartë.

UNICEF kumtoi se 16 nga viktimat e raportuar të përdhunimit ishin nën moshën pesë vjeç, duke përfshirë edhe katër foshnja.

Në raportin e UNICEF-it nuk theksohet se kush ishte përgjegjës, por hetime të tjera nga agjencitë e KB-së kanë fajësuar Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) për shumicën e përdhunimeve, duke thënë se luftëtarët e RSF-së kishin një model të përdorimit të dhunës seksuale për të terrorizuar civilët dhe për të shtypur kundërshtimin ndaj përparimit të tyre.

RSF, e cila po zhvillon këtë luftë kundër ish aleatëve të saj, forcave të armatosura sudaneze, i ka hedhur poshtë këto akuza.

Viktimat nuk kanë ku të drejtohen për ndihmë mjekësore, pasi shumë objekte mjekësore janë shkatërruar, grabitur ose pushtuar nga palët ndërluftuese. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR