UNICEF: "E paimagjinueshmja" në qytetin Gazë tashmë po ndodh
- – Fondi i Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara – UNICEF paralajmëroi se “fëmijëria nuk mund të mbijetojë” në qytetin Gazë, përderisa Izraeli përgatitet ta ndërmarrë qytetin më të madh në Rrip si pjesë e luftës kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 08:38, 5 shtator, 2025
Nju Jork, 5 shtator 2025 (MIA) – Fondi i Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara – UNICEF paralajmëroi se “fëmijëria nuk mund të mbijetojë” në qytetin Gazë, përderisa Izraeli përgatitet ta ndërmarrë qytetin më të madh në Rrip si pjesë e luftës kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas, informon DPA.
“Bota paralajmëron në katastrofë për gati një milion njerëz të cilët gjenden në qytetin Gazë, nëse intensifikohet ofensiva ushtarake”, deklaroi zëdhënësja e UNICEF-it, Tes Ingram.
Armata izraelite për momentin po përgatitet për hyrje në qytet, ndërsa mijëra rezervistë ishin mobilizuar të martën.
"E paimagjinueshmja nuk po përgatitet ende - ajo është tashmë këtu. Përshkallëzimi është duke u zhvilluar", theksoi Ingram, duke përshkruar vuajtjet e civilëve gjatë nëntë ditëve të fundit.
Sipas saj, "kequshqyerja dhe uria i dobësojnë fëmijët, zhvendosja i privon ata nga shtëpitë dhe kujdesi, ndërsa bombardimet kërcënojnë çdo lëvizje të tyre".
“Kjo situatë nuk është rastësi, por pasojë e vendimeve që e kanë shndërruar Gazën në një vend ku jeta sulmohet çdo ditë nga të gjitha anët”, tha Ingram, duke i bërë thirrje Izraelit të rishikojë rregullat e angazhimit për të mbrojtur fëmijët dhe për të lejuar qasjen humanitare.
Ajo kërkoi edhe Hamasi t’i lirojë të gjitha pengjet. fc/
Foto: Arkivi