UNICEF: Askush nuk është i sigurt në jugun e Gazës, bomba bien në çdo 10 minuta
- Zëdhënësi i UNICEF-it, Xhejms Elder, deklaroi se askush nuk ndjehet i sigurt në pjesën jugore të Rripit të Gazës pasi bombat bien përafërsisht në çdo 10 minuta dhe shprehu shqetësim serioz për shkak të aksionit ushtarak izraelit në zonën e enklavës pasi palestinezët nuk kanë ku të shkojnë.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:23, 4 dhjetor, 2023
Gazë, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i UNICEF-it, Xhejms Elder, deklaroi se askush nuk ndjehet i sigurt në pjesën jugore të Rripit të Gazës pasi bombat bien përafërsisht në çdo 10 minuta dhe shprehu shqetësim serioz për shkak të aksionit ushtarak izraelit në zonën e enklavës pasi palestinezët nuk kanë ku të shkojnë.
Elderi theksoi se tmerri që ka ndodhur në veriun e Gazës tani po përsëritet edhe në jug nga enklava dhe se bombat bien në çdo 10 minuta, edhe pse palestinezët janë evakuuar nga zona e veriut, sepse armata izraelite ka dhënë garanci se atje do të jenë të sigurt, njofton Bi-Bi-Si.
Elder shtoi se tani palestinezët në pjesën jugore të Gazës janë të ekspozuar ndaj rrezikut të vazhdueshëm dhe tashmë janë të rraskapitur dhe të lodhur nga zhvendosjet e përsëritura.
Elder theksoi se as ai nuk ndjehet i sigurt, ndërsa asnjë tjetër nuk mund të ndjehet i sigurt në jug të Rripin e Gazës sepse, as spitalet, as strehimoret nuk janë vende të sigurta. qa/
Foto: arkivi i MIA-s