UNICEF: 26.000 fëmijëve në Rripin e Gazës u nevojitet mjekim nga kequshqyerje akute
- Mbi 10.000 fëmijë në qytetin e Gazës kanë nevojë për trajtim për kequshqyerje akute, njoftoi UNICEF, të transmetuar nga "Tajms of Izrael".
Gaza, 16 shtator 2025 (MIA) - Mbi 10.000 fëmijë në qytetin e Gazës kanë nevojë për trajtim për kequshqyerje akute, njoftoi UNICEF, të transmetuar nga "Tajms of Izrael".
"Zhvendosja masive e familjeve nga qyteti i Gazës përbën një kërcënim vdekjeprurës për kategoritë më të ndjeshme", tha Tes Ingram, zëdhënëse e UNICEF-it në zonën humanitare Al-Mavasi në Gazën jugore.
Në një konferencë televizive në KB në Gjenevë, Ingram paralajmëroi për përkeqësimin e shkallës së kequshqyerjes tek fëmijët.
"Vvlerësojmë se 26.000 fëmijë në Rripin e Gazës aktualisht kanë nevojë për trajtim për kequshqyerje akute, duke përfshirë më shumë se 10.000 vetëm në qytetin e Gazës", tha ajo.
Ajo shpjegoi se në muajin e kaluar, më shumë se një në tetë fëmijë të kontrolluar në Rripin e Gazës kishin kequshqyerje akute, e cila sipas saj është "niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë".
"Tajms of izrael" raportoi se në qytetin e Gazës, raporti ishte një në pesë.
Qendrat e ushqimit në qytetin e Gazës "u detyruan të mbyllen këtë javë për shkak të urdhrave të evakuimit dhe përshkallëzimit ushtarak", shtoi Ingram.
Izraeli i kundërshton pretendimet për uri në Rripin e Gazës, ndërsa ushtria izraelite thotë se ata që evakuohen në jug të zonës Al-Mavasi do të gjejnë ushqim, tenda dhe ilaçe atje.
Izraeli vazhdon t'u bëjë thirrje civilëve në qytetin e Gazës të evakuohen në një zonë të sigurt, duke vlerësuar se rreth 40 për qind e popullsisë prej një milion banorësh është larguar deri më tani. Megjithatë, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se numri është rreth 150.000. mb/
Foto: EPA