• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNHCR: Të paktën 569 rohinxhë kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë vitit 2023

UNHCR: Të paktën 569 rohinxhë kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë vitit 2023

Gjenevë, 23 janar 224 (MIA) - Të paktën 569 rohinxhët kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë përpjekjes për të ikur nga Mjanmari dhe Bangladeshi në vitin 2023, numri më i lartë në gati një dekadë, publikoi sot agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR), duke bërë thirrje për aksion urgjent.

Ky është numri më i madh i viktimave që nga viti 2014,paralajmëroi UNHCR, duke bërë thirrje për veprim urgjent për të mbrojtur grupin e pakicave etnike. Rohinxhët kanë vdekur duke u përpjekur të kalonin Detin Andaman ose Gjirin e Bengalit  ndërsa vitin e kaluar gati 4.500 emigratë nga grupi i pakicës u përpoqën ta bënin këtë, theksojnë UNHCR.

Në kumtesë theksohet  se shumica e atyre që tentuan të shkojnë në ato udhëtime, pra rreth 66 për qind e tyre ishin fëmijë dhe gra.

Më shumë se një milion myslimanë rohinxhë nga Mjanmari jetojnë në tenda bambusi dhe plastike në rajonin kufitar të Koks Bazar, në Bangladesh, ndërsa shumica janë larguar pas një goditje ushtarake në Mjanmar në  vitin 2017. UNHCR iu bënë thirrje autoriteteve rajonale bregdetare të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar tragjeditë e ardhshme. rq/ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR